Shkodranët kanë kujtuar sot 78 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri, atë të Postribës. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë banorë të zonës, intelektualë të Shkodrës dhe përfaqësues të larta të Partisë Demokratike.
Boçi nga Postriba: Të ngrihemi për ti dhenë fund një regjimi i cili në mos quhet sot komunist është po aq i zi sa dhe komunizmi
Mirëpo, në një moment atje ka shkuar dhe kryebashkiaku Benet Beci, i cili nuk ka duruar dot të përfundonte as këndimi i himnit kombëtar, sepse banorët kanë nisur të kërkojnë në kor largimin e tij.
“Ik, ik, shporru se nuk ke fytyrë ti”, dëgjohet të thonë në kor banorët, derisa kryebashkiaku socialist vendos të largohet me makinën e tij.