Tjetër aksident me protagonist një 18-vjeçar, plagosen 4 persona në Korçë

Një tjetër aksident rrugor me protagonist një 18-vjeçar ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Devoll.

Sipas policisë, 18-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar jashtë rruge. Për pasojë janë plagosur katër pasagjerët të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se po ditën e sotme në Gjirin e Lalzit, një 18-vjeçar përplasi për vdekje një vajzë 8-vjeçare nga Sllovakia që ndodhej me familjen me pushime në Shqipëri.

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.