Një shofer ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga mjeti i tonazhit të rëndë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Qesarat në Memaliaj, kur mjeti që ai drejtonte akisidentalisht është përmbysur dhe e ka zënë atë poshtë.
“Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën”, thote policia.
Nderkohe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.