Burri përzë nga shtëpia nënën e 5 fëmijëve të tij: Tradhtinë s’e fal!

Edhe këtë të diel, konflikti në “Shihemi në Gjyq” zhvillohet mes një çifti. Në insertin e saj prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Zybja shprehet se ka sakrifikuar gjithë jetën për bashkëshortin por ai sot i thotë se nuk është gruaja e tij.

“Ta duash burrin me zemër, ta duash me shpirt, të sakrifikosh tërë jetën dhe më në fund burri më thotë nuk je gruaja ime”.

Kur hyn në studio, Zybja tregon se kanë 5 fëmijë por ajo po qëndron te nipërit.

Ardit Gjebrea: Ke sakrifikuar gjithë jetën për Enverin?

Zybe: Kam sakrifikuar shumë.

Ardit Gjebrea: Kaq shumë e do?

Zybe: E dua, por unë sot jam jashtë.

Ardit Gjebrea: Si je jashtë?

Zybe: Më ka nxjerrë jashtë.

Ardit Gjebrea: Enveri?

Zybe: Po. Jam nënë e 5 fëmijëve dhe unë kam dalë jashtë, po fle te nipërit.

Ardit Gjebrea: 5 fëmijë ke?

Zybe: 5 çuna.

Ardit Gjebrea: Po pse s’fle te çunat?

Zybe: Po ku të fle unë, ai më nxori jashtë nga shtëpia. Të bëj sherr, pak kam duruar unë, po bëj 30 vjet, shtyhet jeta me sherr? Sherr, sherr, sherr…

Në insertin e tij, Enveri bën një deklaratë të fortë duke thënë se “nuk e fal tradhtinë”.

“Nuk e fal tradhtinë. Unë jam burrë, nuk e fal tradhtinë. Ajo të bëjë ç’të dojë, unë nuk e pranoj të vijë në shtëpi. Do t’i jap shkëputje çdo gjëje”.

Akuza e Enverit nxit pyetje te Gjebrea që i drejtohet Zybes, por kjo e fundit thotë se nuk e ka tradhtuar kurrë.

Ardit Gjebrea: Tani, ai thotë unë jam burrë dhe nuk e fal tradhtinë. Ke ndonjë gjë për të më thënë?

Zybe: Unë do ta tradhtoj vetëm kur të shkoj në gropë, atëherë do ta tradhtoj burrin unë, por deri më sot s’bëhet fjalë./tvklan.al

Share this: