Braktisi detyrën e mjekut duke u bërë pjesë e krimit të organizuar, e pëson keq shqiptari

Një organizatë kriminale, e përbërë nga 8 anëtarë, e organizuar në mënyrë hirearkike, të cilët për 10 vjet merreshin me tregtinë e kokainës u çmontuan dy ditë më parë, gjatë një operacioni të karabinierëve.

Mes të arrestuarve ishte edhe ish-mjeku shqiptar nga Sant’Orsola, i identifikuar si Elton Isaj, 44-vjeç.

Isaj, i cili prej më pak se një muaji ishte mjek i përgjithshëm në Monghidoro, e braktisi papritmas detyrën e tij një vit më parë, duke u bërë i padisponueshëm, ndërsa largimi i tij u interpretua në atë kohë me justifikimin për arsye “serioze dhe personale”. Por, një rrethanë që tani merr një dritë krejt tjetër.

Sipas asaj që u rindërtua nga karabinierët e njësisë operative qendrore të Bolonjës, të koordinuar nga prokurori Roberto Ceroni, Isaj nuk kishte asnjë shqetësim dhe pasi pëfundonte punën në spitalin ku punonte shiste kokainë.

Për shembull, më 20 dhjetor 2021 ai u përgjua nga hetuesit ndërsa së bashku me tre bashkëpunëtorë i ka shitur 500 gramë kokainë një të panjohuri në via Garzoni, pak hapa larg spitalit.

Sipas mediave italiane, doktor Isaj, i cili ndodhet tashmë në Dozza, do të përballet me marrjen në pyetje nga gjyqtari për hetimet paraprake, Sandro Pecorella, së bashku me gjashtë persona të tjerë ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

Ndër masat e sigurimit të urdhëruara janë edhe katër detyrime paraqitje, ndërsa dy persona janë në arrati.

Sipas Prokurorisë, në krye të grupit ishin vëllezërit shqiptarë Marsel dhe Klaudjo Cano, 38 dhe 35 vjeç, të cilët “në një sinergji të ngushtë koordinuan dhe drejtuan bashkëpunëtorët e tjerë, grumbulluesit e të ardhurave të paligjshme dhe transferimin e parave për Shqipëria”.

Për më tepër, “nga pozicioni i tyre ata drejtonin aktivitetet dhe mbikëqyrnin menaxhimin kompleks të strukturës” të kësaj lloj “kompanie” të shpërndarjes së drogës.

Në hapin e dytë ishin, ndër të tjera, kushëriri i tyre, më pas Elton Isaj dhe vëllai i tij, ky i fundit veçanërisht përgjegjës për “prokurimin dhe marrjen e ngarkesave të mëdha të kokainës, duke pasur parasysh rolin e besuar dhe kontaktet me furnitorët e nivelit më të lartë”.

Ata ishin gjithashtu përgjegjës për klasifikimin e drogës në vende magazinimi dhe më pas rishitjen.

Një biznes i paligjshëm që do të kishte qenë edhe pikë referimi për shpërndarjen me shumicë të kokainës në qytet. Hetimet e Drejtorisë Antimafia, të cilat kanë zgjatur dy vjet, kanë çuar edhe në sekuestrimin parandalues ​​të pasurive me vlerë dy milionë euro. Përveç drogës, grupi kriminal u fokusua edhe në prostitucion dhe ‘trafikimin e të bardhëve’ (veçanërisht vajzat rumune).