Një aksident ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një fëmijë teksa po kalonte njërin krah të rrugës për tek tjetri.
Bëhet me dije se fëmija është me origjinë sllovake, e moshës 8-vjeçare, ndërsa aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Lurës.
Momentalisht, gjendja shëndetësore e fëmijës nuk është e ditur. Forcat e policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia e Durrësit.