Vrasja e 4 policëve në Durrës/ Dritan Dajti kërkon lirinë: I kam bërë 25 vite burg, duhet të dl i lirë!

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës, kërkon që të lihet i lirë.

Me anë të një shkrese ai kërkon që të lirohet nga burgu pasi pretendon se e ka përfunduar dënimin me 25 vite burg.

Përmes avokatit të tij, Dajti i është drejtuar Gjykatës duke thënë se ditën e djeshme, 4 Korrik ai e ka përfunduar dënimin e tij me 25 vite burg, por që sipas kërkesës, ende drejtori i Burgut nuk ka nisur procedurat për lirimin e tij.

“Më 04 Korrik 2024, i dënuari Dritan Dajti dhe avokati i zgjedhur prej tij z.Alban Kapxhiu, i kanë kërkuar Drejtorit te I.E.V.P. Peqin, lëshimin e urdhrit për kryerjen e procedurës se lirimit, për shkak se ne orën 24.00 te datës 04.07.2024, atij i përfundonte ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vjet burgim”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Gjykata e Elbasanit në 2020 vendosi bashkimin e dënimeve me 25 dhe 23 vite në një të vetëm dhe vendosi 25 vite heqje lirie për të pandehurin Dritan Dajti.