Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 30 ditë për vjehrrin që plagosi dhëndrin tri ditë më parë në qytetin e Kavajës dhe “arrest në burg” pa afat për të plagosurin.
Gjykata mori parasysh rrethanat e ngjarjes dhe faktin që i plagosuri i akuzuar për “dhunë në familje” dhe “moskallëzim krimi” është përsëritës i veprës “dhunë në familje”.
Për dhunë në familje dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve të ftohta akuzohet dhe 64-vjeçari i cili u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike dhe me lot në sy para gjyqtarit të seancës Rexhep Bekteshi.