Një i moshuar është aksidentuar në Korçë.
Mësohet se 90-vjeçari ka rënë nga motori dhe ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit.
Sipas policisë i moshuari ka humbur kontrollin e motorit dhe është rrëzuar përtokë. 90 vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore. Policia është në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.