DASHI
Do jeni më të butë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni t’i bëni gjërat sa më mirë. Nga ana tjetër do jeni edhe më të hapur për risii. Nëse jeni një lidhje do e kuptoni se për çfarë keni gabuar dhe do dini të kërkoni falje me mënyrën e duhur. Në mbrëmje do ndiheni mirë pranë atij që doni dhe marrëdhënia do bëhet edhe më harmonike. Nëse jeni Beqarë, Hëna në Gaforre do ju bëjë të shoqërueshëm dhe komunikues. Duke ndarë histori dhe përvoja me të tjerët, ju mund të krijoni lidhje të thella dhe domethënëse, të ushqyera nga ndarja dhe empatia reciproke. Pak nga pak do të ndërtoni një strukturë shoqërore të pasur me marrëdhënie njerëzore. Vullneti për të bërë dhe për të njohur dikëë do të jetë në maksimum. Në punë do e keni paksa të vështirë për të realizuar çdo gjë që keni planifikuar, megjithatë nuk do dorëzoheni deri në fund të ditës. Financat do jenë të pastabilizuara dhe pavarësisht se do kujdeseni për to nuk do ia dilni t’i përmirësoni.
DEMI
Hëna dhe Venusi do ju bëjnë me humor të mirë gjatë kësaj dite. Do e shihni çdo gjë me pozitivizëm dhe çdo hap do e hidhni me qetësi. Nëse sapo keni krijuar një lidhje me personin qe iu pëlqente prej kohesh dhe doni që marrëdhënia juaj të vazhdoje sa më gjatë duhet të keni besim tek njëri-tjetri dhe të flisni për çdo gjë. Largojeni sa më parë xhelozinë e tepruar. Nëse jeni Beqarë, mund të përballeni me keqkuptime nën ndikimin e një Hëne të pakënaqur: gjëja thelbësore është të mos ju pushtojë melankolia dhe të mbani mend se gjërat do të përmirësohen së shpejti. Shmangni vendimet e rëndësishme dhe nëse është e mundur shtyjini ato për një datë më të mirë. Në punë disa kolegë do ju kritikojnë, por kjo do jetë në të mirën tuaj. Nëse ua vini mirë veshin e ardhmja ka për të qënë e shkëlqyer. Sipas Horoskopit vip, Marsi do ndikojë tek buxheti dhe do iu sjellë fat. Përfitoni sa të mundeni.
BINJAKËT
Saturni do jetë planeti që do ju mbështetë sot dhe do vërë rregull në çdo fushë. Durimi do jetë gjithashtu një virtyt i çmuar. Nëse keni një lidhje pasioni nuk do ju mungojë. Në një moment mund ta bëni edhe pak xheloz partnerin për të parë nëse ai vazhdon t’iu dojë ende si dikuur. Bëni vetëm kujdes mos e teproni. Nëse jeni Beqarë, Dikush do ju pëlqejë aq shumë saqë do mendoni të shkoni direkt në diçka serioze. Shprehni hapur emocionet, veçanërisht për njerëzit që ju interesojnë më shumë. Në vend që të shqetësoheni nëse do të pranohen apo jo, lërini miqtë dhe njerëzit që ju pëlqen të dinë se si ndiheni vërtet. Në punë do mësoni gjëra të reja nga projektet që keni nisur së fundmi dhe do ndiheni më të frymëzuat për të ecur përpara. Dielli, i pozicionuar mirë tek qielli juaj i financave do iu ndihmojë ta ruani ekuilibrin.
GAFORRJA
Pavarësisht sfidave që do iu dalin para sot, ju sërish do dini si të ruani qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin në çdo plan. Hyrja e Hënës në shenjën tuaj këtë të enjte do t’ju bëjë të rijetoni ndjesi të bukurisë dhe thellësisë së rrallë, ndoshta pak të harruar. Ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme do të përjetojnë një rini të dytë, duke e shndërruar ditën në një përvojë të mrekullueshme për t’u mbajtur mend për pak kohë. Nëse jeni Beqarë, me Hënën në shenjën tuaj do t’ju ndihmojnë të bëni pushtime ose miqësi të reja: do të hapen rrugë drejt marrëdhënieve të qëndrueshme, disa edhe domethënëse. Do të jetë një fazë kënaqësie të madhe sentimentale, veçanërisht për ata që e shohin dashurinë si një pikënisje dhe jo një pikë mbërritjeje. Në punë do jetë një ditë e ndarë në dy pjesë. Në mëngjes ambienti do jetë i ngrohtë dhe gjërat do iu ecin më mirë, ndërsa pasditja do jetë e lodhshme dhe mezii do shtyhet. Në planin financiar do keni mbështetjen e disa familjarëve,
LUANI
Sot do keni një vendosmëri për t’u adhuruar dhe do ja dilni mbanë të përmbyllni edhe gjërat më të vështira. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft. Nuk do keni për çfarë të ankoheni sepse i dashuri i zemrës do ua plotësojë të gjitha qejfet. Nëse jeni Beqarë, këtë ditë do ndjeni një dëshirë të fortë për të lënë pas bezditë apo zhgënjimet e vogla që kanë karakterizuar periudhën e fundit. Yjet do t’ju japin një mundësi të çmendur që do të sjellë shumë qetësi në jetën tuaj. Ëndrra juaj më në fund do të bëhet realitet. Në punë do jeni shumë të fokusuar tek objektivi që doni të arrini dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Për fat të keq financat do jenë të rrezikuara pasi do keni tendencë të shpenzoni pa kontrolluar sa e keni buxhetin. Ky do jetë një gabim që do lërë edhe pasoja afatgjata.
VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm të bëni edhe kompromise vetëm për të arritur më të mirën në çdo fushë. Horoskopi i nesërm, e enjte 4 korrik , sheh një rritje të qartë të ndjenjave. Pasioni dhe romanca do të mbizotërojnë ditën. Nuk do të keni nevojë për biseda të gjata: pamja dhe atmosfera që keni krijuar do të flasin vetë, duke ju dhënë juve dhe partnerit tuaj momente intensive plot pasion. Nëse jeni Beqarë, gjendja juaj aktuale nuk do të thotë se do të mbeteni përgjithmonë vetëm. Trajtojeni veten me aventura të menduara mirë: këto do t’ju japin kënaqësinë më të madhe dhe do t’ju bëjnë të vlerësoni jetën. Sidoqoftë, vendosmëria juaj në do t’ju lejojë të arrini qëllimet tuaja të dëshiruara. Jini krenarë për rezultatet që arrini, sepse ato do të jenë të merituara. Në punë do e keni më të lehtë të flisni me kolegët dhe të bini dakord për ndonjë bashkëpunim të mundshëm. Jupiteri do ndikojë tek financat dhe do iu bëjë më të matur. Para se të bëni një shpenzim do i bëni mirë llogaritë dhe do shmangni tronditjet.
PESHORJA
Sot do bëni të pamundurën t’iu shkoni deri në fund gjërave pavarësisht se sa të vështira do jenë ato. Besimin në vetvete do e keni shumë të madh. Nëse keni një lidhje mundohuni të largoni rutinën nga jeta juaj sepse ajo mund të sjellë disa probleme. Përgatisni edhe ndonjë surprizë që atmosfera të ngrihet më tepër. Ju beqarët nuk duhet të bëni sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin sepse sot nuk do ja vlejë. Sipas Horoskopit, në punë nuk do dyshoni aspak tek aftësitë që keni dhe do luftoni fort për të arritur majat. Shumica do habiten me rezultatet që do keni. Në planin financiar duhet të bëni kujdes nga influenca negative e planetëve sepse ata do iu nxitin të shpenzoni shumë.
AKREPI
Gjatë kësaj dite do dini të bëni ndryshimet e nevojshme vetëm që gjërat t’iu ecin sa më mirë dhe të ndiheni më të qetë. Për ju që keni një lidhje, sektori i dashurisë nuk do jetë aspak i kërcënuar. Përgatisni disa momente romantike për ta ndezur më shumë atmosferën. Ju beqarët do arrini të takoni personin që aq shumë e keni ëndërruar dhe do ndiheni shumë më të përmbushur se më parë. Zemra do fillojë të trokasë më fort. Në punë Mërkuri do ua qartësoje idetë dhe do jeni më të gatshëm të hidhni edhe hapa gjigande. Më të privilegjuar do jeni nëse punoni në shtet. Shfrytëzojeni këtë ditë edhe për të përmirësuar financat sepse jo gjithmonë fati do jetë pranë jush.
SHIGJETARI
Sot do jeni shumë më të disponueshëm për çdo gjë çka do bëjë që gjërat t’iu ecin më së miri. Do jeni edhe më të duruar. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi do mbizotërojë në çdo moment dhe të dy palët do jeni të gatshëm të eksperimentoni gjëra të reja. Ju beqarët do kërkoni më shumë të argëtoheni e të ndiheni mirë sesa do kërkoni dashurinë e madhe. Në fakt planetët do i keni përherë në mbështetje. Në punë duhet të keni besim tek intuita dhe keni për ta parë sa mirë kanë për t’iu ecur gjërat. Situata financiare mund të jetë paksa delikate, megjithatë me një menaxhim të mirë do ja dilni mbanë ta kaloni ditën pa probleme.
BRICJAPI
Sot do keni tendencë të ngatërroni çdo gjë dhe nuk do arrini dot atje ku doni. Nuk ka për të qenë fiks dita që keni ëndërruar. Nëse jeni në një lidhje planetët do ua ndërlikojnë ditën dhe mund të kaloni mjaft vështirësi. Nuk jeni treguar shumë të sinqertë kohët e fundit dhe kjo po iu sjell probleme akoma më të mëdha. Për sa iu përket ju beqarëve, do flirtoni pafund dhe mund të keni edhe një mundësi shumë të mirë për të takuar dikëë. Në punë disa kolegë do ju kundërshtojnë fort dhe do mundohen t’ua prishin planet që keni bërë, por falë Mërkurit mund të arrini dalëngadalë t’i kaloni pengesat. Mërkuri do e ndriçojë sektorin e financave dhe nuk do hasni asnjë pengesë. Mundohuni të përfitoni sa më shumë për të bërë edhe ndonjë investim.
UJORI
Sot nuk do keni më një ditë të vështirë përkundrazii do ndiheni më të qetë e do bëni gjëra interesante. Një periudhë veçanërisht e favorshme, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet romantike. Mbani sjellje diskrete për të mos u ngatërruar në situata komplekse; me këtë qasje, ju do të trajtoni mirë çdo situatë. Në dashuri, jini të hapur ndaj përvojave të reja. Ata që janë në çift do mund të shijojnë momente intensive pasioni dhe të ndajnë aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe sportet. Mendoni të organizoni ose të paktën të planifikoni një udhëtim romantik për të ndërmarrë në të ardhmen e afërt. Për beqarët, sugjerimi është që të largohen nga marrëdhëniet iluzore dhe pa të ardhme. Në punë, toleranca e treguar ndaj disa kolegëve do japë frytet e veta. Mund të merrni edhe disa vendime të rëndësishme që do ua përmirësojnë të ardhmen. Gjithçka do shkojë mirë në planin financiar nëse ju tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.
PESHQIT
Gjatë kësaj dite do jeni në gjendje të kontrolloni humorin tuaj dhe inatin do e largoni me diplomacii. Shumë porta do iu hapen sot. Nëse jeni në një lidhje do ndieni edhe më shumë për partnerin, por do jeni paksa kapriçozë. Në një moment do iu ndryshoje pak humori për keq e mund të thoni diçka të gabuar, por partneri do iu kuptojë. Ju beqarët do jeni romanetik, të ngrohtë dhe do veproni me delikatesë. Mërkuri do iu ndihmojë të gjeni personin e duhur. Në punë Neptuni dhe Venusi do iu bëjnë më sharmantë dhe do arrini t’i bindni menjëherë eprorët. Në planin financiar organizohuni dhe merrni masa për t’u përballur momentet delikate. Planetët dhe disa të afërm do i keni pranë.