Video të rënda/ Tymi mbulon zonën, copat e shpërndara nëpër pyll, dalin pamjet nga rrëzimi i avionit më 133 pasagjerë brenda

Një avion boeing me 133 pasagjerë në bord është rrëzuar në Kinë. Avioni i përket kompanisë China Eastern Airlines.

Avioni që transportonte 133 pasagjerë nga Kunming në Guangzhou pësoi një aksident në rajonin e Guangxi dhe shkaktoi zjarr në male, njoftoi televizioni shtetëror kinez.

Avioni i përfshirë në aksident ishte Boeing 737 dhe numri i viktimave nuk dihet ender, tha CCTV. Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.