Skena H0RR0R! Shembet tribuna e tejmbushur, 225 të pIagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në futbollin indian.

Edhe pse niveli i futbollit në vend nuk është i një cilësie të mirë dhe kombëtarja nuk ka marrë kurrë pjesë në Botëror, pasioni për lojën më të bukur me top në shtetin e Azisë Jugore është i jashtëzakonshëm.

Aq shumë sa një tribunë me kapacitet prej 3500 personash është mbushur me plot 8000 tifozë! Në një moment tribuna është shembur, duke shkaktuar rreth 225 persona të pl agosur, gjashtë prej të cilëve ndodhen në gjendje të r ëndë.

Skenat H0RR0R kanë ndodhur në qytetin Malappuram të shtetit Kerala.

Siç dallohet në video, një tjetër ak sident ka ndodhur pas shembjes së tribunës, përkatësisht me rënien e një pjese të sistemit të ndriçimit që ra mbi njerëzit që po përpiqeshin të shp ëtonin veten.

Policia ka bërë denoncim ndaj organizatorëve për rrez ikim të sigurisë publike dhe vlerëson se së shpejti do të kryejë arres timet përkatëse të autorëve.

Top Channel