Pamje ‘katastrofale’ nga Durrësi, shihni çfarë po ndodh me pulat që po ngordhin(FOTO)

Numri i pulave të ngordhura në qytetin e Durrësit ka shkuar në një milion, që përbëjnë 80% të tufës së dy pularive.

Bëhet me dije se dy subjekte janë prekur nga kjo ngordhje masive e pulave dhe se ato kërkojnë ndihmën e shtetit për t’i groposur.

Kujtojmë se dje Ministria e Shëndetësisë deklaroi se pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve.

Sipas ministrisë, nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.