Horoskopi, E Marte 22 Mars 2022

Dashi: Në dashuri situata nuk është aq e keqe. Nëse keni kontakt me një person të shenjës së Peshores dhe Bricjapit, mund të lindë një dashuri e bukur. Në punë, situata është mjaft e qetë dhe të gjitha detyrat po i realizoni me sukses.

Demi: Në dashuri bëni kujdes sepse Hëna është përballë me ju. Më mirë prisni pak për të vijuar me veprimet e tjera. Në punë, ata që kërkojnë pavarësi duhet të merren me të kaluarën.

Binjakët: Në dashuri, tani është momenti për të zgjidhur një problem një herë e përgjithmonë. Në punë, po vjen një zgjidhje e re.

Gaforrja: Në dashuri, kjo periudhë ju premton gjëra të mëdha. Në punë, nuk do ju mungojnë mundësitë e arta.

Luani: Në dashuri, duhet të shmangni konfliktet dhe të gjeni zgjidhje. Në punë nuk duhet të izoloheni por luftoni për atë që dëshironi pa pasur frikë.

Virgjeresha: Në dashuri, ka ardhur koha të përballeni me diskutime. Kujdes sepse e mërkura dhe e enjtja janë ditë të rënda. Në punë, kushtojini vëmendje problemeve që do të zgjidhni, megjithatë duhet ta menaxhoni gjithçka me qetësi.

Peshorja: Më në fund do të keni një lajm të mirë në dashuri. Hëna nuk është kundër dhe sot jeni shumë optimistë. Në punë, do të merrni një telefonatë të këndshme.

Akrepi: Në dashuri ka ende pak tension, duhet të hiqni dorë nga një marrëdhënie që duket se nuk ka asnjë të ardhme. Ndërkohë bëni shumë kujdes me paratë.

Shigjetari: Në dashuri, ata që janë në krizë tani mund të gjejnë një zgjidhje sepse Hëna do ju ndihmojë. Në punë nuk do të mungojnë idetë për të sjellë gjëra të mëdha.

Bricjapi: Në dashuri, dita premton gjëra të mëdha. Nga data 25, Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe gjithçka do të përmirësohet. Në punë bëhuni gati për projekte të reja.

Ujori: Në dashuri ka pak pasiguri. Në punë, kini kujdes nga tensionet dhe shqetësimet. Gjithçka do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, mjafton të ruani qetësinë.

Peshqit: Hëna është në anën tuaj, thjesht lini veten të lirë për të përjetuar emocione të bukura, veçanërisht nëse pëlqeni dikë. Në punë, kjo është periudhë ndryshimesh të mëdha, ndaj mos mendoni për të kaluarën por ecni përpara.