E papritur! Eni Çobani e ‘Shihemi në gjyq’ përfundon në gjykatë: Më vodhën mbi 30 mijë euro!

Eni Çobani përfundon në gjyq.

Report Tv mëson se Çobani kam kallëzuar menaxherin e zyrës së saj ligjore, Erik Çorati, dhe pretendon se i ka vjedhur 30 mije euro nga klientët.

Çorati është arrestuar.

Para gjykatës, në seancën e masës së arrestit, Çorati ka mohuar akuzën duke akuzuar Çobanin.

“Më përdori për të fshehur paratë. S’kam kryer asnjë vjedhje”, ka thënë ai.

Çorati është arrestuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar.

Kjo shtetase në cilësinë e administratores së studios ligjore me NUIS L31902015I, ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati, menaxher i studios ligjore, nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike.

Çorati akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, ”Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Lajm në përditësim…