Dyshohej si një ndër grabitësit e biznesmenit të njohur në Fushë-Krujë, gjendet i vetëv arur në banesë 37-vjeçari

Një nga anëtarët e grupit të gra bitjeve “Hijet e Natës”, Saimir Kuçi është gjetur mbrëmë i pajetë në banesën e tij në Tiranë. Mësohet se kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur Kuçin të vetëvarur.

Kujtojmë se Kuçi u arrestua në muajin Nëntor 2021, nga prokuroria e Krujës si person i dyshuar në gr abitjen dhe tor turimin brenda në banesë të Nazmi Çangut, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.

Që prej datës 10 dhjetorit të vitit të kaluar, 37-vjeçari qëndronte në banesë, pasi gjykata e Apelit në Tiranë, urdhëroi lirimin e tij nga burgu, duke caktuar masën ‘arrest sht ëpie’.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëv arur, shtetasi S. K., 37 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngj arje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngj arjes.