Kërcet arma në Tiranë, dy të plagosur në spital

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mësohet se dy persona janë konfliktuar fizikisht dhe kanë plagosur njëri-tjetrin me sende të forta.

Konkretisht në konflikt janë përfshirës E. G., 43 vjeç dhe A. Sh., 60 vjeç, ky i fundit dyshohet se ka qëlluar dhe me armë zjarri.

Ndërhyrja e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar të dy personat e përfshirë në konflikt dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja. Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.