I mbyllur në një kavanoz me verë për më shumë se 1 vit, gjarpri pickon burrin sapo e hap…

Një burrë nga Kina pretendon se është pickuar nga një gjarpër helmues që e kishte mbajtur të mbyllur në një kavanoz me verë për më shumë se një vit. Ai kishte mbyllur tre gjarpërinj në një kavanoz me verë mjekësore për të trajtuar sëmundjen e djalit të tij, pasi besohet tradicionalisht se futja e gjarprit në një kavanoz me verë për një kohë të gjatë, ka veti anti-inflamatore dhe vepron si qetësues.

Për fat të mirë burri i mbijetoi pickimit pasi shkoi me urgjencë në spital. Sipas Newsweek, ka pasur raste të ngjashme të raportuara më parë, dhe “vera e gjarprit” është pretenduar si një kurë për të gjitha llojet e gjërave, duke përfshirë rënien e flokëve dhe shikimin.

Megjithtatë shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se futja e gjarpërinjve në një kavanoz me verë nuk është aspak medicinale dhe nuk ndihmon në krijimin e ilaçeve kundër dhimbjeve, duke denoncuar kështu praktikën tradicionale si mizore, çnjerëzore dhe të padobishme.

Është e mundur që kavanozi i verës të mos jetë mbyllur siç duhet, duke lënë të hyjë mjaftueshëm ajër që gjarpri të mbijetojë për një kohë të gjatë dhe të qëndrojë në pritë. Ky është një shpjegim i mundshëm se si kjo krijesë helmuese mbijetoi kaq gjatë brenda një kavanozit.