
Një punonjës police, me detyrë nënkomisar, është arrestuar me urdhër të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.
Dyshohet se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, përplasi disa mjete dhe u largua nga vendngjarja.
Nënkomisari Mareglen Salaj, akuzohet për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “ Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ndjeshme pranë shkollës “Naim Frashëri”, kur Salaj, ishte duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit dhe ka aksidentuar 3 makinat të cilat gjendeshin në parkim.