Ende nuk e kuptojnë se është Iυftë, ja si e dekonspiruan “sekretin” 3 kryeministrat e BE-së

Kryetari i Transportit Hekurudhor të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, është shprehur së fundmi se kryeministrat polakë, çekë dhe sllovenë, të cilët udhëtuan me tren drejt Kievit për një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërmorën një “hap të guximshëm”.

Gjithsesi, sipas tij, ky veprim – ndonëse duhet vlerësuar si një mbështetje ndaj popullit ukrainas, që po luf ton me pushtuesit rus – ishte një veprim naiv.

Kamyshin, drejtuesi më i lartë i sistemit hekurudhor kombëtar, e quajti këtë veprim naiv sepse delegacioni i liderëve të BE-së, njoftoi planin e udhëtimit, teksa ishin ende rrugës për në kryeqytet.

Kievi, prej ditësh tashmë, po bom b ardohet nga sulmet ajrore ruse që kanë goditur zonat e banuara, duke përfshirë edhe disa blloqe apartamentesh.

Sistemi hekurudhor i Ukrainës nuk është i imunizuar ndaj këtyre sulmeve.

Por të martën në mëngjes, kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi se ai, së bashku me kryeministrin slloven Janez Janša dhe kryeministrin çek Petr Fiala, ishin nisur drejt Kievit.