E papritur/ Arjan Konomi largohet nga Përputhen!

Të shtunën Bledi dhe Mevlani u tërhoqën nga Efi, duke ndërprerë takimet me të. Opinionisti mbajti anën e djemve, teksa e cilësoi Efin si të dështuar në program.

Efi ia kujtoi këtë koment sot në “Përputhen”, ndërsa Mikela, Erioni dhe Samiu i dolën në krah. Të gjithë u përplasën ashpër me njëri-tjetrin dhe programi u ndërpre.

Kur “Përputhen” u rikthye, Arjan Konomi ishte larguar. Bora tregoi se opinionisti do të marrë një periudhë pauze.