
Një automjet është djegur gjatë natës në Sauk të Vjetër, në Tiranë.
Mësohet se mjeti në pronësi të Sh.D., 69 vjeç ka qenë i parkuar në rrugën ”Sulo Klosi”, ndërsa ngjarja paraprakisht dyshohet të jetë e qëllimshme.
Zyrtatisht nga Policia nuk ka të dhëna për shkakun dhe rrethanat e ngjarjes, aktualisht po punohet nga grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e rënies së zj.arrit.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./K.B/NOA.al