“Më mashtruan që të hiqja të brendshmet”/ Sharon Stone flet rreth filmit “Basic Instinct”

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur së fundmi rreth pjesëmarrjes së saj në filmin ‘Basic Instinct’.

Ajo ka treguar se regjisori i filmit e mashtroi që të hiqte të brendshmet gjatë një skene pasi nuk do dukej gjë.

“Pasi xhiruam Basic Instinct, më thirrën që ta shihja. Jo vetëm me regjisorin, por në një dhomë plot më agjentë dhe avokatë, që nuk kishin të bënin fare me projektin. Aty ishte hera e parë që e pashë atë skenë, teksa më thanë ‘Nuk mund të shohim gjë. Dua të heqësh mbathjet sepse e bardha reflekton tek drita dhe kuptohet që ke veshur mbathje’. Po, ka shumë këndvështrime sa i përket kësaj çështjeje, por po e tregoja unë pjesën private prandaj këndvështrimet e të tjerëve janë gjepura”-u shpreh Sharon Stone.

Aktorja tregoi se pasi pa skenën qëlloi me shuplakë regjisorin Paul Verhoeven dhe thirri avokatin e saj.

Më vonë pasi e kishte menduar, Stone kishte pranuar që kjo skenë të përfshihej në film.