Gruaja vd.iq në autobusin e Shkodrës, pak minuta pasi doli nga spitali, detaje rrëqethëse

Detaje te reja nga ngjarja e rende qe ndodhi tre dite me pare ne autobusin e qytetit te Shkodres ku nje grua 55-vjeçare ka humbur jetën.

E ndjera është shtetasja File Dibra, e cila humbi jetën në autobusin e qytetit teksa po kthehej nga spitali për në shtëpinë e saj.

55 vjeçarja ka patur një gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe është transportuar me një ambulancë nga banesa pranë urës së vjetër të Bunës drejt spitalit të Shkodrës.

Sipas fqinjëve të saj, pasi ka marrë mjekim duke qenë se vuante nga tensioni dhe problemet e zemrës ka dalë nga spitali, por ka humbur jetën në autobusin e qytetit.

Bashkëshorti i 55 vjeçares thotë se është i paqartë për çfarë ka ndodhur pasi ka qenë në punë.

Fqinjët dhe familjarët kërkojnë nga policia zbardhjen e plotë të vdekjes së papritur të 55 vjeçares File Dibra.

Ndërkohë në spitalin e Shkodrës nuk kanë pranuar që të japin një sqarim lidhur me këtë ngjarje të ndodhur.