Pse dalldise në pleqëri Luljetë?!

Dje në një intervistë shoqja Luljeta Bozo, e para në listë për deputete e Tiranës për Partinë Socialite (Punës-Komuniste) tha:

“Enver Hoxha ka pasur më shumë të mira se të kèqia…”

Po i numëroj të “mirat” që ka bërë Enver Hoxha me regjimin komunist ku ka qenë anëtare dhe shoqja e Partisë.

1. Rrethojë Shqiperinë me tela me gjëmba, me ushtri, me qen kufiri për të vr arë ata që tentonin të largoheshin nga “Fanari ndriçues i Europës buzë Adriatikut”.

2. Ndërtojë bu rgje kampe internimi në çdo qytet.

3. Interrnojë 59 mijë shqiptarë ku 7,022 vdiqën në interrnime.

4. U bu rgosën për arsye politike 34,135

5. U pushkatuan për arsye politike 6,027

6. Mbi 6,000 janë zhdukur.

7. Shkatërrojë deri në themel duke i djegur dhe kthyer deri në WC publike dhe stalla bagëtishë 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 kisha katolike dhe 530 teqe e tyrbe bektashiane duke i sekuestruar të gjitha pasuritë të luajtshme të paluajtshme.

8. Në vitin 1967 ndaloi besimin fetar me ligj dhe Shqiperia ishte i pari dhe i fundit vënd ateist në botë. Kush kapej që predikonte besimin fetar shkonte 10 vjet në bu rg.

Bu rgosi dhe vr au klerikët sidomos ata katolik që i zhduku krejt si vokacion perendimor dhe iluminim atdhetar e midis tyre Patër Anton Harapin, njeriun që i tha në gjyq, kryetarit të Gjyqit Irakli Bozo, vellait burrit tuaj, i cili e dënoi me pushkatim:

“Nuk kerkoj z. Kryetar, nji tolerancë: unë, simbas mundit, kam derdhë djersë me ba Shqipninë. Franca e qytetnueme asht shembulla e Revolucioneve popullore, e gjykoi Petain dhe e fali, e këte nuk ja njoften per të keq, por ja njoften per mirë. Kujtoj se edhe Shqipnija kur gjykon Regjentat, besoj se sikur t’i falin këta, nuk ka me kenë ligësi per Shqipninë, por besoj se ka me kenë mirë. Unë qëkur se kam hy në gojen e ujkut, Hausdingut, etj., jam përpjekë me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egersinave. Por mekenëse ishin bisha t’egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft.”

Bashkë në At Anton Harapin, vjerri juaj çojë në pushkatim edhe Lef Nosin dhe Maliq Bushatin.

9. Mbi 450 gra u dënuan me vdekje dhe mbi 5 mijë me bu rgje dhe interrnime për arsye politike.

10. Si grua, si nënë, si intelektu(h)ale shoqja Luljeta Bozo a mendojë qoftë dhe një second për Motrën Franceskane Marie Tucin, e cila, bënte 6-7 km për të shkuar në meshë dhe dhënë mesimet e Krishtit sipas Urdherit Françeskan për Fe e Atdhe? Kur komunistët e arrestuan dhe e vdiqën në tortura. Vetëm sepse nuk pranonte ti përgjigjej pyetjeve të hetuesve, duke e futur në thes dhe duke i futur macet dhe goditur macet brënda thesit që çorrën deri në vdekje Marie Tucin, e cila, dha shpirt me fjalët; Falenderoj Zotin që po vdes e lirë.

11. Po për Musine Kokalarin e para shkrimtare e gjinisë femërore në Shqipëri, e cila studioi në Romë për Literature dhe më pas u kthye në atdhe për të krijuar Partinë Social Demokrate? Në 1946 Enver Hoxha personalisht u mor me Musinen, të cilën e dërgoj në bu rg në Burrel për 16 vjet. Më pas në Rrëshen në interrnim ku e ngrysi jetën duke punuar në ndërtim dhe duke fshirë si fshesaxhie rrugërt e Burrelit, vdiq e vetmuar dhe në mjerim në 1983. Musine Kokalari ka lënë atë fjalë që i shkon sot shoqes së Partisë Bozo, “Në Shqipëri kushton më shumë një kg llaç se një kg tru.”

12. Sabiha Kasimati shkencëtare mbaruar në Torino shkëlqyeshem, shoqe ë klases në Liceun e Korçes me Enver Hoxhen, të cilën e pushkatojë në 51 me 20 të tjerë pa gjyq për bombën e Ambasadês Sovjetike.

12. Enver Hoxha ka bërë një tjetër kr im monstruoz si vetë monstruaziteti tij dhe regjimit tij ku vr au dhe komunisten Liri Gega shtatzanë.

Si grua si nënë, si njeri n.q.s mund të quhesh pas asaj deklarate sot në 2021 se; Enver Hoxha kishte më shumë të mira se të këqia” a mendove qofte dhe një second për të gjitha këto kr ime monstruoze rreth grave që janë 1 e 10 mijta e kr imeve të njeriut që ju dashuroni dhe sot si nostalgjike e Hoxhës si krijesë betoni pa gjak dhe humanitet?!

Ishe mire në pleqërimin tënd në heshtje pse dalldise në pleqëri?

Konfuci ka shkruar: për të ndërtuar një emër të mirë nuk të del një jetë, për t’u fëlliqur të del dhe ora fundit.

Fakti që Bozo është e para në listën e PS tregon shumë se kjo parti është nostalgjike për komunizmin dhe kr imet e komunizmit ndaj një populli të pafajshëm. Kryq të gjitha listave te PS për një ndarje nga e kaluara duke filluar me numrin një Luljeta Bozo, numrin dy…. dhe kryetarit saj Edvin Rama.

Përndryshe shqiptarët mos habiten se një ditë në Parlament do të shikojnë dhe Valbona Hoxhën dhe monumentin e Enver Hoxhës.