
Ky eshte djali qe humbi jeten dyshohet per shkak te nje gabimi ne mjekim.
Një mjeke e cila punon në Spitalin Rajonal të Durrësit është proceduar penalisht dhe ndaj saj kanë nisur hetimet për “Mjekim të pakujdesshëm”, pas vdekjes së një 39-vjeçari.
Vëllai i viktimës, ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Shijak, pasi dyshon se ajo e ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin Ervis Murati, 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë.
Mjekja e akuzuar është Pranvera Kristani, Gastrohepatologe.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.