Kandidati i LSI-së për deputet arrestohet nga policia, detajet

Kandidati qe ka renditur ne listat e saj LSI-ja për deputet, Sokol Skura, ra sot në prangat e policisë në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ai po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku pas kontrollit ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur.

Ndërkohë, në vitin 2015, Skura është ndaluar për një aksident me pasojë vdekje, ndërsa ishte po ashtu i dehur në timon.

Aksidenti ndodhi më 12 shtator të vitit 2015, ku Skura përplasi një 17-vjeçar, i cili nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra. Njoftimi i policise Elbasan

Specilaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.S., 42 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.