Ky është momenti t’i themi qytetarëve se…- Manastirliu e thotë troç: Situata është delikate, në mars presim…

Ogerta Manastirliu nga Covid3 tha sot se situata është delikate dhe u bëri apel qytetarëve për zbatimin e rregullave për këputjen e zinxhirit të infeksionit.

“Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor është i drejtuar në dhënien e shërbimeve këtyre pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë që janë duke u trajtuar në spitalet tona, qoftë në spitalin Infektiv, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në COVID 3, COVID 4 dhe spitalet rajonale që tashmë janë të hapura. Por ēshtë momenti për një thirrje për njerëzit: Sa më shumë të kujdesshëm, aq më pak raste në spitale, aq më pak fatalitete”, nënvizoi Manasirliu.

Duke folur për vaksinimin, Manastirliu tha se mjekët dhe infermierët e spitaleve COVID janë vaksinuar me të dy dozat dhe po vijon me intensitet vaksinimi i stafeve mjekësore, duke u shtrirë nga sot edhe në Korçë.

“Fakti është që pjesa më e madhe e stafeve të spitaleve tona COVID tashmë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë, e bën mbrojtjen maksimale. Sot fillojmë edhe vaksinimin në qendrën e përqëndruar në Korçë, ku do të vaksinohen mjekët e spitaleve dhe infermierët, kudo në qarkun e Korçës dhe duam që të përmbyllim në një kohë shumë të shpejtë vaksinimin e stafeve tona mjekësore, siç e kemi thënë, brenda dy javëve të para të muajit mars, duke ecur gjithashtu edhe me grupet prioritare të popullatës, siç janë të moshuarit +80 vjeç dhe më pas të vijojmë vaksinimin e grupeve të tjera”, tha Manastirliu.