Për herë të parë Xhensila flet për jetën private: Mami u divorcua dhe…

Për herë të parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka treguar detaje për jetën e saj private dhe familjen.

E ftuar në emisionin “NIN” të Alaudin Hamitit, ajo ka folur për fëmijërinë, faktin që ajo dhe motra janë rritur vetëm nga e ëma, për shkak të divorcit të prindërve.

“Kam qenë shumë fëmijë i ndrojtur, e vetmja dritare që ka qenë hapur për mua ka qenë muzika. Paragjykimi ka qenë e vazhdon. A do mundja unë të bëja atë që nëna ime ka bërë? Ime më ka luftuar shumë për mua për motrën time, u përpoq me mish e shpirt që të shkollohemi për të qenë në rrugën e drejtë. Mami gjithmonë ka qenë nënë konservatore. Unë mendoj që këto nëna dhe këto raste u duhen dhënë ndihmë edhe nga shteti edhe nga ne si komunitet. Ato janë heroina të vërteta”, është shprehur Xhensila.