Ami kujton një moment të veçantë nga dasma me Ermalin

Me datë 9 shtator çifti shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska festuan 10 vjetorin e martesës.

Ermali e surprizoi të shoqen me një darkë romantike, pamjet nga e cila i publikuan dhe në rrjete sociale.

Së fundmi Ami ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto nga dita e tyre magjike: dasma! Në foton në fjalë Ami shihet e veshur me fustanin e nusërisë dhe Ermali i veshur si dhëndër.

Dyshja shfaqen të buzëqeshur krah njëri-tjetrit. Kujtojmë se sot Ami dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve, Sia dhe Joel.