
Alastair King-Smith është ambasadori i ri britanik në Shqipëri, i cili do zëvendësojë Duncan Norman.
King-Smith e merr detyrën e re duke nisur nga muaji Shtator i vitit 2021.
Emrin e ambasadorit të ri e ka zbuluar vetë ambasadori aktual Norman, me një postim në Twitter.
Foto dhe postimi i tij ne vazhdim!
“Jam i kënaqur që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi im nga shtatori 2021. Alastair është një diplomat me shumë përvojë dhe shumë i aftë, i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë. Ndërkohë Alastair po mëson shqip”, shkruan Norman.