Viktima sonte nga K0R0NAVlRUSl ishte në Sanatorium, infektohen edhe 7 mjekë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sonte zyrtarisht se ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71-vjeçar, i treti i prekur ne kor onavirus.

Noa mëson se 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes së të dielës pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak atrial.

I ndjeri nuk ishte i evidentuar si rast Kuçove ndaj dhe nuk figuronte në listën zyrtare të MSh. Noa.al kërkoi informacion zyrtar dhe mësoi nga MSH se i ndjeri ishte në listën e Tiranës pasi prej kohësh ishte i shtruar në Sanatorium.

Por ndërsa ndodhej në Sanatorium ai u infektua nga një i afërm i tij që kishte shkuar ta vizitonte para pak ditësh. I afërmi sapo ishte kthyer nga Italia. Pasi u infektua 71-vjeçari, prej tij u prekën edhe 7 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” të cilët ndodhen në gjendje të mirë dhe të vetizoluar.