
Një gjest i bukur moral vjen nga New Haven, Connecticut, SHBA.
Elmer Alvarez, i pastrehë, gjeti një çek prej 10,000 dollarë në rrugë.
Pa hezituar për asnjë sekondë, ai ia ktheu menjëherë paratë pronares.
Doli se çeku i takonte Roberta Hoskie, një milionere dhe tregtare patundshmërish, shkruan Spotlight.
Ajo gjithashtu i ofroi orë në gjuhën angleze dhe një punë sapo të përfundonte kursin.
Në fund, ajo zbuloi se ia kishte zgjidhur akomodimin për gjysmëvitin e ardhshëm, dhe se do ta ndihmonte financiarisht deri sa ai të mund të qëndrojë në këmbët e veta.
Alvarez, i habitur në mënyrë të dukshme, tha se mirësia e Robertas e frymëzoi atë të përkushtohej në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për vete dhe të fejuarën e tij.
“Kishte momente në jetën time kur nuk mund t’i jepja askujt asgjë, dhe tani që unë mund të bëjë këtë, ndjenja është e pabesueshme”, tha Hoskie krenare.
Gjithçka ka ndodhur mund ta ndiqni dhe në video:
Homeless Connecticut man returned $10k check, gets housing – Daily Mail Online
Posted by VIPa Klips on Friday, February 14, 2020